Rreth nesh
Rreth nesh
RELIEVAL lindi nga ideja se arti dhe arkitektura duhet të bashkëjetojnë për t’i dhënë hapësirës identitet, karakter dhe prani.
Ne krijojmë relieve murale, skulptura, tavolina, vazo dhe telajo 3D. Çdo vepër ndërtohet rreth formës, teksturës, dritës dhe proporcioneve, duke shërbyer si pikë fokale në çdo ambient. Për ne, luksi qëndron te ekuilibri, materialet e rafinuara dhe kujdesi ndaj çdo detaji.
Ne punojmë në kufirin mes artit, skulpturës dhe interior design-it. Duke besuar te individualiteti, krijojmë punime të veçanta, në seri të kufizuara ose të personalizuara sipas dëshirës dhe arkitekturës së klientit.
Krijojmë për rezidenca private, hotele, restorante, zyra dhe ambiente biznesi. Të frymëzuar nga format organike, natyra dhe arkitektura, realizojmë vepra që nuk dekorojnë thjesht, por transformojnë hapësirën.
RELIEVAL – Art, formë dhe identitet për hapësira me personalitet.
Filozofia
Forma që i japin karakter hapësirës
-
ART
Skulptura, relieve dhe objekte me prani të fortë vizuale, krijuar për të qenë më shumë se dekor.
-
MATERIAL
Materiale të përzgjedhura për cilësinë, qëndrueshmërinë dhe karakterin e tyre.
-
HAPËSIRA
Çdo vepër konceptohet për të bashkëjetuar me ambientin, jo thjesht për t’u vendosur brenda tij.
-
ARKITEKTURË
Forma, përmasa dhe kompozime që bëhen pjesë e natyrshme e arkitekturës së hapësirës.
Procesi
Nga ideja te vepra
-
HAPËSIRA
Gjithçka nis nga ambienti, drita, përmasat dhe ndjesia që dëshironi të krijoni.
-
KONCEPTI
Forma, materiali dhe përfundimi përcaktohen në harmoni me arkitekturën dhe vizionin tuaj.
-
REALIZIMI
Vepra realizohet me kujdes në çdo detaj, për t’u bërë pjesë e dallueshme e hapësirës.
Studio
Krijo një vepër për hapësirën tënde
Na tregoni për ambientin, idenë ose veprën. Relieval e zhvillon atë në një realizim të kuruar në çdo detaj.