Më shumë se dekor

ART QË I JEP IDENTITET HAPËSIRËS

Relieve murale, skulptura dhe objekte ekskluzive të krijuara për ambiente që kërkojnë karakter, thellësi dhe një prani të paharrueshme.

Shiko koleksionin
01 Reliev mural Formë në mur
02 Skulpturë Prani në hapësirë
03 Objekt Pjesë e ambientit

Filozofia jonë

FORMA QË I JAPIN KARAKTER HAPËSIRËS

Krijojmë forma skulpturore që ndërthuren me arkitekturën, materialin dhe dritën për t’i dhënë çdo hapësire një identitet të veçantë.

  • ART

    Skulptura, relieve dhe objekte me prani të fortë vizuale, krijuar për të qenë më shumë se dekor.

  • MATERIAL

    Materiale te perzgjedhura per cilesine, qendrueshmerine dhe karakterin e tyre, duke i dhene cdo vepre substance, elegance dhe nje perfundim te rafinuar.

  • HAPËSIRA

    Çdo vepër konceptohet për të bashkëjetuar me ambientin, jo thjesht për t’u vendosur brenda tij.

  • ARKITEKTURË

    Forma, përmasa dhe kompozime që bëhen pjesë e natyrshme e arkitekturës së hapësirës.

Koleksioni

OBJEKTE ME IDENTITET.

Një përzgjedhje relievesh, skulpturash, tavolinash, vazosh dhe telajosh 3D, krijuar për ambiente që kërkojnë karakter dhe veçanti.

Procesi

NGA IDEJA TE VEPRA

Çdo projekt nis nga hapësira, vizioni dhe karakteri që dëshironi të krijoni. Nga koncepti fillestar deri te realizimi final, çdo detaj zhvillohet me kujdes për të krijuar një vepër që i përket natyrshëm ambientit.

  1. HAPËSIRA

    Gjithçka nis nga ambienti, drita, përmasat dhe ndjesia që dëshironi të krijoni.

  2. KONCEPTI

    Forma, materiali, tekstura, përmasat dhe përfundimi përcaktohen në harmoni me arkitekturën dhe vizionin tuaj.

  3. REALIZIMI

    Vepra realizohet me kujdes në çdo detaj, për t’u bërë pjesë e natyrshme dhe e dallueshme e hapësirës.

KRIJO NJE VEPER PER HAPESIREN TENDE

Na tregoni për ambientin, idenë ose vetë veprën që ju intereson. Relieval krijon kompozime të personalizuara, të përshtatura për sa i përket formës, përmasave, teksturës dhe trajtimit përfundimtar, të projektuara për tu bërë pjesë organike e hapësirës.

  • Projekte të personalizuara. Forma, përmasa dhe përfundime të përshtatura sipas hapësirës.
  • Për ambiente private dhe komerciale. Rezidenca, hotele, zyra, klinika dhe ambiente biznesi.
  • Nga koncepti te realizimi. Një proces i kuruar, nga ideja fillestare deri te vepra përfundimtare.